Ndërlidhjet

Ish-drejtori i Oxfam-it mohon se ka paguar për seks


Ilustrim
Ilustrim

Ish-drejtori i organizatës bamirëse britanike Oxfam, i akuzuar për punësimin e prostitutave gjatë punës në Haiti dhe në Çad, ka mohuar se ka paguar për seks, por ka pranuar se ka pasur disa "gabime".

Në një letër të hapur, Roland Van Hauwermeiren, 68 vjeç, ka mohuar se një pritje që ka organizuar në Haiti, ka qenë "mbledhi për sex", ashtu siç dyshohet.

Ai ka thënë se ka pasur "marrëdhënie intime" me një grua në Haiti, porse ajo "nuk ka qenë prostitutë".

Oxfam, një nga organizatat më të mëdha të ndihmës në Britaninë e Madhe, ka qenë subjekt i një artikulli në gazetën Times, javën e kaluar.

Gazeta britanike e ka akuzuar atë për fshehjen e gjetjeve të një hetimi më 2011, sipas të cilave, punonjësit e ndihmës në Haiti kanë paguar prostituta lokale për seks.

Oxfam ka qenë duke ofruar ndihma në Haiti, pas një tërmeti shkatërrues që ka goditur këtë vend në vitin 2010, duke lënë mbi 200,000 njerëz të vrarë.

Skandali e ka vënë Oxfamin në rrezik të humbjes së fondeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG