Ndërlidhjet

Pakistani do të dërgojë ushtarë në Arabinë Saudite


Shefi i trupave ushtarake të Pakistanit, gjenerali, Qamar Javed Bajwa, foto nga arkivi

Pakistani do ta dërgojë një “kontigjent të trupave” në Arabinë Saudite, ka njoftuar ushtria të enjten mbrëma.

Përmes një komunikate, ushtria ka thënë se trupat do të dërgohen në një “mision këshillues dhe trajnues” si pjesë e “bashkëpunimit biletaral për sigurinë”.

Ushtria ka thënë se trupat nuk do të vendosen jashtë territorit të Arabisë Saudite.

Lajmi është dhënë pas një takimi më 15 shkurt në mes të Gjeneralit Qamar Bajwa dhe ambasadorit saudit Nawaf Said al-Maliki në Rawalpindi, qyteti ku është e vendosur baza ushtarake e Pakistanit.

Arabia Saudite ka kërkuar vendosjen e trupave të Pakistanit qysh nga fillimi i konfliktiti në Jemen në vitin 2015, përkundër një rezolute të parlamentit pakistanez të miratuar po atë vit, që e deklaron “neutralitetin” e Islamabadit në këtë konflikt.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka intervenuar në luftën civile në Jemen në vitin 2015, për të përkrahur forcat qeveritare që luftonin kundër rebelëve Huthi.

XS
SM
MD
LG