Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ndëshkohet kritiku i pjesëmarrjes së Rusisë në Pjongçang


Foto ilusturese nga arkivi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore, anëtarin britanik Adam Pengilly, i cili ka qenë kritik i zëshëm i vendimit të Komitetit për të lejuar altetët rusë që të garojnë në këtë organizim.

Pengilly është urdhëruar të shkojë në shtëpi më 15 shkurt, pas një përleshjeje me një rojë sigurimi në hotelin e Komitetit.

Pengilly më vonë ka pranuar se ka përdorur gjuhë të vrazhdë, mirëpo ka mohur të ketë qenë pjesë e incidentit.

Zëdhënësi, Mark Adams është pyetur pse Pengilly ish-olimpist është përjashtuar, derisa anëtarët e tjetër të Komitetit Olimpik që janë duke u përballur me hetime janë pjesë e aktiviteteve në Pjongçang.

Admas ka thënë, se vendimi është marrë për shkak se incidenti ka ndodhur gjatë zhvillimit të Lojërave dhe se Pengilly ka qenë në dijeni për qasjen e tij.

Pengilly nën-president i Federatës Ndërkombëtare për Ski, ka qenë vetëm një nga dy anëtarët e Komitetit që nuk ka mbështetur vendimin për të lejuar rusët që të garojnë në Pjongçang, pas skandalit masiv të dopingut.

XS
SM
MD
LG