Ndërlidhjet

Lituania shënoi 100-vjetorin e pavarësisë


Vilnius, 16 shkurt 2018.

Lituania shënoi të premten 100-vjetorin e pavarësisë, me praninë e dhjetëra liderëve evropianë.

“Shteti lituanez po marshon drejt një shekulli të ri. Këtë mëngjes, flamuri trengjyrësh është ngritur në shumë shtëpi që çmojnë lirinë tonë”, tha presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, në një ceremoni në kryeqytetin Vilnius.

“Sot e dimë se kemi miq dhe aleatë të vërtetë dhe mbështetjen e tyre të fuqishme”, shtoi ajo.

Presidentët e Gjermanisë, Polonisë, Ukrainës dhe Finlandës, si dhe princesha Victoria e Suedisë dhe zyrtarë të BE-së kanë marrë pjesë në cerenomi.

Lituania, vend me afro tre milionë banorë, ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse përpara se të shpallte pavarësinë në vitin 1918.

Lituania ka qenë e pavarur deri në vitin 1940, kur është okupuar nga Bashkimi Sovjetik.

Ajo ka fituar lirinë e saj më 1991, ndërsa BE-së dhe NATO-s i është bashkuar në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG