Ndërlidhjet

India dhe Irani do të bashkëpunojnë për stabilizimin e Afganistanit


Presidenti iranian, Hassan Rohani (djathtas) dhe kryeministri indian, Narendra Modi, foto nga arkivi

Irani dhe India kanë premtuar se do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve në mënyrë që të rikthejnë paqen dhe stabilitetin në Afganistan.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka bërë një njoftim të tillë, pasi është takuar me presidentin iranian, Hassan Rohani në Nju Delhi.

Modi ka thënë, se të dy shtetet kanë qëllim rregullimin e lidhjeve ekonomike, të sigurisë dhe transportit rajonal, në mënyrë që të krijohet lidhja me Afganistanin dhe Azinë Qendrore.

Rohani ka thënë se Irani dhe India, “janë të përgatitur për projekte të përbashkëta në sektorin e gazit dhe naftës”.

Në vizitën e tij tri-ditore në Indi, Rohani ka pasur qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ai ka thënë se Afganistani duhet të jetë një “shtet i sigurt”, duke shtuar se Irani dhe India mund të bashkëpunojnë edhe në gjetjen e ndonjë zgjidhje për situatën në Irak, Siri dhe Jemen.

India është duke ndihmuar Iranin në zhvillimin e Portit Çabahar, i cili do të mundësonte tregtinë me Afganinstanin dhe Azinë Qendrore.

India ka ndarë 500 milionë dollarë për zhvillimin e portit Çabahar.

XS
SM
MD
LG