Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA nuk beson se Turqia ka përdorur armë kimike kundër kurdëve


Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbëshetur nga Turqia, pak para nisjes së operacionit turk në Afrin të SIrisë, foto nga arkivi

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë së Shtetet e Bashkuara mendojnë se është “fare pak e besueshme”, që Turqia të ketë përdorur armë kimike kundër kurdëve, në operacionin e saj në Afrin të veri të Sirisë.

Ai ka thënë, se zyrtarët amerikanë kanë qenë të njoftuar për këto raportime mirëpo nuk kanë të dhëna për t’i konfirmuar ato.

Komentet kanë ardhur pas prentendimeve të kreut të spitalit në Afrin, se gjashtë persona janë trajtuar më 16 shkurt, pas përdorimit të armëve, të cilat kanë mundësi të kenë pasur përmbajtje toksike.

Pretendimet ende nuk janë verifikuar.

Në disa pamje nga spitali shihen disa persona me maska të oksigjenit, mirëpo nuk janë parë shenja të sulmit kimik.

Më 19 janar, Turqia ka nisur një fushatë ushtarake në tokë dhe ajër në Afrin të Sirisë që kontrollohet nga kurdët, duke thënë se ka cak terroristët kurdë.

Përdorimi i supozuar i armëve kimike, është bërë një çështje e diskutuar tashmë një kohë të gjatë, në luftën civile afro shtatë-vjeçare në Siri.

Kombet e Bashkura kanë deklaruar më parë, se kanë të dhëna për përdorim të këtyre armëve nga presidenti sirian, Bashar al-Assad në luftimet e tij kundër rebelëve.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtar, H.R McMaster duke folur në Konferencën për Siguri në Mynih, ka thënë se raportet publike “tregojnë qartë”, se Assadi është duke vazhduar përdorimin e armëve kimike.

Qeveria e Assdit i kundërshton këto akuza.

XS
SM
MD
LG