Ndërlidhjet

SHBA premton hetime në sulmin në Siri që ka përfshirë edhe rusët


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, foto nga arkivi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, foto nga arkivi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke hetuar ende se kush e ka drejtuar sulmin në bazën e forcave opozitare të mbështetura nga SHBA-ja në Siri më herët gjatë këtij muaji.

“Çfarëdo që ka ndodhur do të mundohemi ta zbulojmë. Ne do të punojmë me secilin që mund të ketë informacione”, ka thënë Mattis derisa ishte duke u kthyer në Uashington, pas një udhëtimi në Evropë.

Ai ka thënë, se zyrtarët rusë me të cilët është koordinuar SHBA-ja nuk kanë pasur informacione për sulmin e 7 shkurtit në provincën Deir al-Zor, sipas një dokuementi të Pentagonit.

Pentangoni ka thënë se nga sulmet ajrore të nisura kanë lënë të vdekur 100 sulmues, pasi ata paraprakisht kishin sulmuar rreth 500 luftëtarë pro-qeveritarë.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë javën e kaluar se pesë rusë, që nuk kanë qenë personal ushtarak ka mundësi të jenë vrarë në këtë përplasje.

“E kam kuptuar se qeveria ruse tani thotë se disa kontraktues dhe jo forca ushtarake të tyre, kanë qenë të përfshirë në atë sulm të pasqarueshëm”, ka thënë Mattis.

Sulmuesit kanë marrë “drejtime nga dikush. A ka qenë urdhër lokal? A ka qenë nga burime të jashtme? Mos më pyetni mua. Nuk e di”, ka thënë Mattis.

Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile afro shtatë-vjeçare në Siri.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur grupet rebele, duke përfshirë Forcat Demokratike Siriane (SDF), që synojnë ta rrëzojnë Assadin nga pushteti.

Një bazë e po këtyre forcave afër lumit Eufrat, e vendosur me qëllim të mënjanimit të përplasjeve në mes të dy palëve në provincën Deir al-Zor, ka qenë pika e sulmit të 7 shkurtit.

XS
SM
MD
LG