Ndërlidhjet

Veseli ka pritur ndihmëssekretarin amerikan, Karem


Foto nga takimi i sotëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ndihmëssekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-së, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në një komunikatë për medie të Kuvendit të Kosovës, thuhet se “Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve”.

Veseli ka falënderuar ndihmëssekretarin Karem për përkrahjen që shteti amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa ka shtruar nevojën për mbështetje të mëtejme dhe për ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e politikës amerikane.

“Kosova dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë ngushtë në agjendën e transformimit të FSK-së në ushtri”, ka thënë Veseli.

Diplomati amerikan, Karem, siç thuhet në komunikatë, “konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve, nëpër të cilat po kalon Kosova”.

XS
SM
MD
LG