Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kurdët “bëjnë marrëveshje” me Qeverinë siriane kundër Turqisë


Afrin, Siri

Luftëtarët kurdë në veriperëndim të Sirisë thanë se kanë bërë marrëveshje me Qeverinë siriane, e cila do të dërgojë trupa atje për t’iu kundërvënë ofensivës së Turqisë.

Qeveria në Damask nuk e ka konfirmuar marrëveshjen.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë, përtej kufirit të saj në Afrin, si terroristë dhe ka nisur ofensivë të madhe kundër tyre, muajin e kaluar.

Në Afrin, tash për tash, nuk ka prani ushtarake të Sirisë.

Badran Jia Kurd, zyrtar i lartë kurd, i tha agjencisë Reuters se ushtarët e qeverisë mund të hyjnë në Afrin brenda ditësh.

Marrëveshja e supozuar është raportuar edhe nga grupi i mediave kurde Rudaw.

XS
SM
MD
LG