Ndërlidhjet

Myslimanët në Dagestan e dënojnë sulmin pranë kishës


Kizliar, Dagestan
Kizliar, Dagestan

Lidershipi mysliman në rajonin Dagestan të Rusisë e dënoi sulmin jashtë Kishës Ortodokse Ruse, i cili la të vrarë pesë veta, duke thënë se i dyshuari nuk ka "të bëjë asgjë me Islamin e vërtetë".

Zyra e muftiut të rajonit po ashtu u shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave të sulmit, që ka ndodhur të dielën në qytetin Kizliar të Dagestanit.

Autoritetet kanë thënë se personi i armatosur ka hapur zjarr kah njerëzit që kanë qenë duke ndjekur meshën në kishën lokale.

Grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zyra e kryebashkiakut të Kizliarit e identifikoi të dyshuarin si Khalil Khalilov, një 22-vjeçar nga qarku Tarum i Dagestanit.

XS
SM
MD
LG