Ndërlidhjet

Sulmuesi i Stokholmit i adresohet sot gjykatës


Rakhmat Akilov në dhomën e gjykatës në Stokholm.
Rakhmat Akilov në dhomën e gjykatës në Stokholm.

Një shtetas uzbek, i cili ka pranuar se ka kryer një sulm vdekjeprurës vitin e kaluar në Stokholm, do t’i adresohet sot gjykatës në kryeqytetin suedez.

Rakhmat Akilov, 40 vjeç, akuzohet për terrorizëm.

Më 7 prill, ai ka përplasur kamionin për një turmë njerëzish, duke vrarë pesë veta dhe plagosur dhjetë të tjerë.

Akilov, të cilit i është refuzuar kërkesa për azil në Suedi në vitin 2016, ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Në seancën dëgjimore të 13 shkurtit, avokati i Akilovit ka thënë se ai ka dashur të shkaktojë "frikë" dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik.

Suedia, njëri nga vendet më të sigurta në Evropë, ka rreth 70 ushtarë në veri të Irakut që ofrojnë trajnime, në kuadër të koalicionit shumëkombësh.

XS
SM
MD
LG