Ndërlidhjet

Rusia konfirmon: Disa rusë të plagosur në luftimet me forcat amerikane në Siri


Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se "disa dhjetëra" qytetarë rusë dhe të ish-republikave të tjera sovjetike, të cilët nuk janë pjesëtarë të ushtrisë, janë plagosur në betejën e fundit me forcat e udhëhequra nga SHBA-ja në Siri.

Deklarata është pranimi i parë formal i Moskës se mercenarët rusë kanë pësuar viktima në përleshjet në provincën Deir al-Zor, më 7 shkurt.

Deklarata nuk dha shifra të reja për numrin e rusëve të vrarë në incident.

Më 15 shkurt, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se janë vrarë pesë rusë - që është shifër shumë më e vogël sesa raportimet e tjera.

Në ditët e fundit, media, hulumtues me burime, të afërm dhe kolegë të mercenarëve kanë thënë se shumë rusë - ndoshta dhjetëra ose qindra - mund të kenë vdekur në luftime.

XS
SM
MD
LG