Ndërlidhjet

Gjenden rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në Iran


Iran

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka gjetur rrënojat e aeroplanit të pasagjerëve, i cili është rrëzuar të dielën.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje, të marra nga një helikopter, të cilat tregonin rrënojat në malet me borë.

Aeroplani i kompanisë Aseman Airlines është rrëzuar në malet Zagros në perëndim të Iranit dhe të 66 njerëzit në bord besohet se kanë vdekur.

Ekipet e kërkimit do të vazhdojnë të ecin në këmbë deri te vendi i ngjarjes, pasi helikopteri nuk ka qenë në gjendje të aterojë në mal, tha një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit.

Kreu i shërbimeve emergjente të këtij vendi tha se lëvizja e trupave të atyre që kanë vdekur do të jetë e vështirë në kushtet e këqija të motit.

Aeroplani i rrëzuar ka qenë 25 vjet i vjetër, tha organizata e aviacionit civil të Iranit.

XS
SM
MD
LG