Ndërlidhjet

Forcat siriane pro-qeveritare depërtojnë në Afrin të Sirisë


Forcat siriane pro-qeveritare, foto nga arkivi

Milicia e kurdëve në Siri ka thënë se luftëtarët pro-qeveritarë kanë depërtuar në rajonin Afrin, në mënyrë që të vendosen afër kufirit me Turqinë dhe ta mbrojnë atë zonë kundër forcave turke.

Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), kanë thënë sot se qeveria siriane kanë dërguar “njësite ushtarake” në Afrin.

Ata do të “zënë pozicione në kufij dhe do të jenë bashkëpjesëmarrës në mbrojtjen e territorit sirian dhe kufijëve të shtetit”, është thënë në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, mediat shtetërore siriane, kanë raportuar se trupat turke kanë nisur sulme ndaj luftëtarëve pro-qeveritarë që kanë hyrë në Afrin.

Ende nuk është bërë e qartë sa luftëtarë janë nisur drejt këtij rajoni.

Trupat turke dhe rebelët sirianë kanë nisur në muajin e fundit një operacion kundër milicisë kurde.

Turqia ka premtuar se do të pastrojë këtë enklavë nga YPG-ja, anëtarët e së cilës i konsideron terroristë.

Ajo po ashtu i ka paralajmëruar forcat siriane pro-qeveritare të mos intervenojnë në këtë zonë, për të mbështetur kurdët.

XS
SM
MD
LG