Ndërlidhjet

BE kërkon nga Bjellorusia reforma "serioze" për zgjedhjet


Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, foto nga arkivi

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Bjellorusisë të nisë punën për reforma “serioze” të ligjit për zgjedhjet, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë shtet.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë një kërkesë të tillë, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Bjellorusi.

Në deklaratë thuhet se procesi i reformave duhet të fillojë, “sa më shpejt që është e mundur”, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe se ky proces duhet të jetë “sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”.

Kërkesa për reforma ka ardhur pas, “mangësive sistematike” të identifikuara në zgjedhjet paraprake nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) dhe Komisioni i Venedikut.

“Ky do të ishte një hap shtesë në arritjen e kapacitetit maksmial në marrëdhëniet BE-Bjellorusi”, ka deklarauar Kocijançiq.

Rekomandimet e Komisionit të Venedikut kanë të bëjnë me formimin e komisioneve zgjedhore, të drejtave të kandidatëve, të vëzhguesve, procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Sipas këtij komisioni, ligji duhet të zbatohet dhe të interpretohet në atë mënyrë që të sigurojë garë të sinqertë dhe integritet të procesit zgjedhor.

Organizata për të drejtat të njeriut kanë thënë se presidenti, Alyaksandr Lukashenka, i cili është zgjedhur për herë të parë në këtë pozitë më 1994, ka mbajtur këtë post, përmes zgjedhjeve dhe referendumeve, të cilat janë konsideruar jodemokratike nga qeveritë Perëndimore.

XS
SM
MD
LG