Ndërlidhjet

Aktivisti uzbek lirohet nga burgu pas 12 vjetësh


Opozitari uzbek, Isroiljon Xoldorov (majtas) dhe avokati Saidjahon Zaynobiddinov
Opozitari uzbek, Isroiljon Xoldorov (majtas) dhe avokati Saidjahon Zaynobiddinov

Politikani opozitar dhe aktivisti për të drejtat e njeriut në Uzbekistan, Isroiljon Xoldorov është liruar nga burgu pas 12 vjetësh. Ai ishte dënuar për ngjarjet në Andijon.

Avokati për të drejtat e njeriut, Saidjahon Zaynobiddinov, i tha Radios Evropa e Lirë se Xoldorov është liruar më 21 shkurt, dhe i është bashkuar familjes së tij në Andijon, që gjendet në lindje të vendit.

Xoldorov, shef i degës së partisë opozitare “Liria”, ka qenë burimi kyç i informacionit lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Andijon më 13 maj të vitit 2015, kur forcat e sigurisë vranë qindra protestues anti-qeveritar dhe tentuan që të fshihnin këtë masakër.

Vrasjet ndodhën disa javë pas organizimit të protestave paqësore në Andijon. Protestuesit, atëbotë protestonin kundër burgosjes së 23 biznesmenëve, të cilët, Qeveria uzbeke, që udhëhiqej nga Islam Karimov, i akuzonte si ekstremist islamikë.

Autoritetet uzbeke kanë thënë se në këtë ngjarje janë vrarë 187 persona, duke shtuar se shumica e të vrarëve kanë qenë ose terroristë të armatosur ose janë vrarë nga terroristët. Kjo ngjarje kishte shkaktuar reagim të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar, që çuan në vendosjen e sanksioneve ndaj shtetit nga Bashkimi Evropian.

Xoldorov ishte arrestuar më 2006 dhe ishte dënuar për organizimin e aktiviteteve kundër rendit kushtetues dhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Megjithatë, dënimi i tij ishte zgjatur dy herëmnë kohën sa ai ishte në burg.

Pas lirimit, Xoldorov ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj presidentit Shavkat Mirziyoev dhe ndaj organizatave vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, lidhur me lirimin e tij.

XS
SM
MD
LG