Ndërlidhjet

SHBA-ja nuk kishte dijeni për përfshirjen e rusëve në sulmin në Siri


Provinca Deir al-Zor

Pentagoni thotë se komandantëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara u është thënë nga homologët e tyre rusë se asnjë rus në forcat paramilitare, nuk ka marrë pjesë një sulmin ndaj një baze në Sirinë lindore më herët gjatë këtij muajin, ngjarje kjo që çoi në një kundërsulm të fuqishëm të forcave amerikane.

Komentet e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Dana White, shtojnë më shumë dyshime, lidhur me incidentin e 7 shkurtit, që sipas Moskës, ka lënë të vdekur dhjetëra luftëtarë nga Rusia dhe nga ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, Rusia ka thënë se në mesin e viktimave nuk ka trupa me uniforma të Rusisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë të SHBA-së, vazhdimisht kanë thënë se komandantët amerikanë ka qenë në kontakt me homologët e tyre rusë, gjatë kohës së atij sulmi.

Por, komentet e zëdhënëses White, e thonë qartë se ushtrisë amerikane i është thënë se asnjë rusë nuk ka marrë pjesë në forcat që kanë kryer sulmin.

“Sulmi në Siri—sulmet tona janë bërë në vetëmbrojtje. Ne kemi qenë të qartë lidhur me këtë. Ne kemi parë atë grup që po lëvizte drejt nesh. Ne ende nuk e dimë dhe unë nuk dua të spekuloj lidhur me qëllimet apo përbërjen e atij grupi”, ka thënë White.

Ajo ka thënë se ushtria amerikane ka komunikuar me rusët para, gjatë dhe pas sulmit.

“Rusët na kanë siguruar se asnjë rusë nuk ka qenë i përfshirë”, ka thënë ajo.

Përleshjet në provincën Deir al-Zor më 7 shkurt, janë të parat në mes të forcave të SHBA-së me luftëtarët rusë në Siri. Forcat ruse mbështesin qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile, që ka nisur 7 vjet më parë.

Lajmi se në këto përleshje janë vrarë mercenarë rusë, nxiti frikën për një konflikt të mundshëm në mes të forcave ruse dhe atyre amerikane. Por, Qeveria ruse ka distancuar veten nga ky incident.

XS
SM
MD
LG