Ndërlidhjet

Kroacia përballet me mot të keq


Foto: Ilustrim

Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e fuqishme, kanë bërë shkollat, në disa zona të Kroacisë të mbyllen, ndërkaq, qarkullimi i automjeteve në disa akse rruge të kufizohet.

Autoritetet kroate kanë thënë sot se problemet më të mëdha nga moti i keq janë në rajonin malor të Gorksi Kotar, ku ushtria i është bashkuar përpjekjeve për të zhbllokuar rrugët nga bora.

Zyrtari lokal, Ivica Knezeviq ka thënë se reshje të mëdha të borës “janë duke rënë ende”. Autoritet kanë thënë se në shumë shkolla është ndërprerë mësimi, përderisa automjeteve të rënda u është ndaluar qarkullimi në këtë rajon.

Ndërkaq, erërat e fuqishme kanë bërë që shumë rrugë kryesore përgjatë bregdetit Adriatik të mbyllen për qarkullim, ndërkaq shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në autostrada është ulur. Moti i keq gjithashtu ka ndërprerë edhe lundrimin e trageteve tregtare.

XS
SM
MD
LG