Ndërlidhjet

Sulmuesi i ambasadës në Podgoricë la shënim për vetëvrasje


Objekti i ambasadës amerikane në Podgoricë

Policia në Mal të Zi konfirmoi se personi që ka hedhur një granatë dore në kompleksin a ambasadës amerikane në Podgoricë, më 22 shkurt, ka lënë prapa një “shënim për vetëvrasje”.

Një burim i policisë, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, tha se shënimi i Dalibor Jaukoviqit ka qenë gjashtë faqe i gjatë.

Jaukoviq, i lindur në Serbi, ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura jugosllave në vitet 1990.

Ai ka hedhur një granatë M75, prodhim jugosllav, në kompleksin e ambasadës, përpara se të shpërthente pajisjen e dytë që e ka vrarë atë.

Në këto dy shpërthime nuk ka pësuar askush tjetër.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Jaukoviq ka qenë kundër anëtarësisë së Malit të Zi në NATO, si dhe kundër udhëheqësve pro-perëndimorë në Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG