Ndërlidhjet

Delawie fton sërish partitë politike ta ratifikojnë Demarkacionin


Greg Delawie
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Dreg Delawie u ka bërë thirrje sërish partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që të ratifikojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai nga afër po i përcjell seancat e Kuvendit në të cilat po diskutohet çështja e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Tani është koha për të gjitha partitë politike që të demontrojnë lidership. Arrini marrëveshje që i vendosë qytetarët në rend të parë. Miratojeni demarkacionin e kufirit”, ka shkruar Delawie, në rjetin social Twitter.

Ratifikimi i demarkacioinit të kufirit me Malin e Zi, mbetet kushti i vetëm i paplotësuar nga institucionet e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Afati i fundit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, në mënyrë që Kosova të përfshihet në agjenën për liberalizimin e vizave, mbetet 28 shkurti, kur edhe është caktuar vazhdimi i seancës.

XS
SM
MD
LG