Ndërlidhjet

Rusia në pritje të vendimit për ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore


Atletja ruse, Nadezhda Sergeyeva, foto nga arkivi
Atletja ruse, Nadezhda Sergeyeva, foto nga arkivi

Rusia është në pritje të vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për atë nëse delegacioni i saj do të marshojë me flamurin e shtetit në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang të Koresë Jugore më 25 shkurt.

Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në këto lojëra, pas vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për siç është përshkruar sistemin shtetëror të dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore të mbajtura në Soçi më 2014.

Sidoqoftë ky komitet i ka lejuar 168 atletë rusë, që të garojnë në Pjongçang, nën flamurin olimpik.

Zëdhënësi Mark Admas, ka thënë se bordi ekzekutiv i Komitetit mund të marrë vendim më vonë gjatë ditës së sotme, pasi të dëgjojë raportin e një grupi implementues, mirëpo ka shtuar se vendimi mund të shtyhet deri në mëngjesin e nesërm.

“Do të ketë një përgjigje të plotë nga grupi implementues për të gjitha aktivitetet te bordi ekzekutiv. Më pas bordi do të diskutojë dhe do të marë vendim”, ka thënë Adams.

“Mund të ketë dhe të mos ketë votim”, ka thënë ai, duke iu referuar ngjarjeve të sotme.

Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pritet të bëhet publik pas njoftimit për dy atletë rusë, rezultatet e të cilëve kanë qenë pozitive në testet për doping.

Atleti për karlling, Aleksandr Krushelnitcky ka përdorur substancën meldonium, ndërsa atletja ruse, Nadezhda Sergeyeva ka përdorur substancën, trimetazidine me ç’rast ëshë diskualifikuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Në deklaratën e kësaj gjykate thuhet se Sergeeeva, “është gjetur e fajshme për shkelje të programit anti-doping” edhe e ka pranuar fajësinë.

Zëdhënësi i IOC-it, ka thënë se beson që do të ketë kuorum për të marrë ndonjë vendim, pavarësisht mungesës së disa anëtarëve, duke përfshirë britanikun, Adam Pengilly dhe kanadezin, Dick Pound.

Të dy kanë qenë kritikët më të zëshëm për ndonjë vendim eventual, i cili do t’i mundësonte Rusisë, garën në këto lojëra.

XS
SM
MD
LG