Ndërlidhjet

Arrihet një konsensus për votimin e demarkacionit


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, në një postim në Facebook, ka konfirmuar një pajtim për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës.

Ai ka falënderuar partitë e koalicionit, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet t'i përcjellë edhe në proces tjera.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli, për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka caktuar për të mërkurën seancën e jashtëzakonshme për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

XS
SM
MD
LG