Ndërlidhjet

Komiteti Olimpik vazhdon ndalimin për Rusinë


Atletët nga Rusia në Pjongçang

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), është pajtuar që të vazhdojë ndalimin për Rusinë në Lojërat Olimpike Dimërore, duke mos lejuar atletët të marshojnë me flamurin e tyre kombëtar në ceremoninë e mbylljes së lojërave në Pjongçang.

Vota unanime e anëtarëve të Komitetit, ka ardhur vetëm disa minuta pasi bordi ekzekutiv ka njoftuar se ka rekomanduar, që ndalimi të jetë i vlefshëm gjatë gjithë kohës.

Pas këtij vendimi, atletët rusë do të marshojnë me flamurin olimpik dhe mbishkrikim Atletët Olimpikë nga Rusia.

Komiteti Olimpik i Rusisë, ka deklaruar se ka shpresuar që do t’i riktheheshin kredencialet olimpike në ditët vijuese.

“Ne shpresojmë që në ditët vijuese anëtarësimi i Komitetit rus në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar do të rikthehet plotësisht”, është thënë në deklaratë.

Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në lojërat e mbajtura në Pjongçang, për siç është thënë programin e vazhdueshëm të dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore të mbajtura në Soçi më 2014.

Sidoqoftë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka lejuar pjesëmarrjen e 168 atletëve rusë në lojërat e këtij viti.

XS
SM
MD
LG