Ndërlidhjet

Koreja V. i cilëson "akt të luftës" sanksionet e reja amerikane


Lideri veri-korean, Kim Jong Un duke shikuar testimet e raketave, foto nga arkivi

Koreja Veriore ka dënuar sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara për regjimin verikorean, duke akuzuar Uashingtonin se po tenton të pengojë rregullimin e marrëdhënieve me Korenë Jugore gjatë kohës sa janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore.

Deklarata e publikuar nga agjencia e lajmeve të Koresë Veriore, KCNA, ka ardhur vetëm disa ditë, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar për masa të reja ndëshkuese, duke synuar rritjen e presionit ndaj Phenianit për programin e saj të armëve bërthamore.

“Të dy Koretë kanë bashkëpunuar dhe Lojërat Olmpike janë mbajtur me sukses”, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm veri-korean, sipas agjencisë, KCNA.

“Mirëpo Shtetet e Bashkuara kanë dërguar kërcënimin e luftës në Gadishullin Korean me anë të sanksioneve të reja, pak para ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike”, është thënë ndër të tjera në raportimet e kësaj agjencie.

Sanksionet e reja kanë shënjestruar më shumë se 50 kompani dhe anije të lidhura me Korenë Veriore.

Ministria e Jashtme e Koresë Veriore ka thënë se ndonjë bllokadë eventuale do të konsiderohet si “akt i luftës”, bazuar në raportimet e KCNA-së.

XS
SM
MD
LG