Ndërlidhjet

Përfundojnë edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore


Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore, Pjongçang, Kore Jugore

Sot kanë përfunduar edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, ndërsa atletët nga Rusia kanë marshuar nën flamurin neural, pas ndalimit që i është bërë Rusisë për shkak të programit të dopingut.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka deklaruar mbylljen e lojërave, në një ceremoni në të cilën ishin pjesëmarrës edhe liderë të nivelit të lartë politik nga Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara.

Atletët rusë kanë marshuar në ceremoninë e mbylljes në stadium pa flamurin e tyre, ndërsa në veshjet e tyre ka qenë mbishkrimi Atletët Olimpikë nga Rusia.

Presidenti Bach i ka dhuruar flamurin olimpik majorit të Pekinit, Chen Jining, duke simbolizuar se lojërat e ardhshme pas katër vitesh do të mbahen në kryeqytetin e Kinës më 2022.

Pekini do të jetë qyteti i parë nikoqir, i Lojërave Olimpike Dimërore dhe atyre Verore.

Lojërat Olimpike Verore në Pekin, janë mbajtur më 2008.

XS
SM
MD
LG