Ndërlidhjet

Iraku dënon me vdekje 15 gra turke për anëtarësim në IS


Disa gra në Mosul, fotografi ilustruese nga arkivi

Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje 15 gra turke, pasi i ka cilësuar të fajshme për anëtarësimin e tyre në grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Gjykata penale ka dënuar edhe një tjetër grua turke me burgim të përjetshëm për shkak se i është bashkuar grupit.

Gjyqatari, Abdul-Sattar al-Birqdar, ka thënë se gjykata ka marr këto vendime, “pasi ka vërtetuar se gratë janë pjesë e grupit terrorist ose janë martuar me qëllim që të ofrojnë informata logjistike për grupin apo t’iu ndihmojnë në kryerjen e sulmeve terroriste”.

Iraku ka ndaluar 560 gra dhe 600 fëmijë, të identifikuar si militantë apo të afërm të luftëtarëve të IS-it.

Në muajin janar, një gjykatë ka ndëshkuar me vdekje një grua gjermane për akuzat se ka ofruar informacion për militantët e IS-it, ndërsa një tjetër grua është dënuar po ashtu me vdekje të muajin shkurt.

Organizata Human Rights Watch ka e cilësuar vendimin, “të padrejtë”.

Qeveria irakiane ka shpallur fitore kundër militantëve të IS-it në muajin dhjetor, pasi ka larguar grupin nga zonat kryesore të cilat i ka kontrolluar nga viti 2014.

XS
SM
MD
LG