Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në Strasburg, si dhe shkatërrimin e stemës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i konsullatës.

“Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës dërguar mediave.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

“Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG