Ndërlidhjet

Trump: Bisedimet me Korenë V. vetëm “nën kushtet e duhura”


Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se bisedimet me Korenë Veriore do të zhvillohen vetëm “nën kushte të duhura” pas vullnetit që Pehnjanit ka treguar për dialog.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë sot se “do të shohim se çfarë do të ndodhë”. Ai nuk i bëri të ditura kushtet e tij për bisedime.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha se Uashingtoni duhet të “ulë pragun” për bisedimet me Korenë e Veriut, ndërsa Pehnjani duhet të tregojë gatishmërinë ndaj de-nuklearizimit.

Përpara ceremonisë së mbylljes së Olimpiadës Dimërore në Kore të Jugut më 25 shkurt Moon Jae-n u takua me delegacionin olimpik të Koresë së Veriut, të udhëhequr nga gjenerali Kim Yong Chol.

Kim tha në takim se “ka synime të mjaftueshme për të mbajtur një dialog të Koresë së Veriut me SHBA-në.”

Javën e kaluar, Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj Phenjanit, që synonin ushtrimin e presionit ndaj programeve të saj bërthamore dhe armëve.

XS
SM
MD
LG