Ndërlidhjet

Pragë: Protestuesit kërkojnë lirimin e liderit kurd


Pamje nga protesta në Pragë

Rreth 200 njerëz kanë protestuar sot në Pragë të Çekisë, kundër kërkesës së Turqisë për ekstradimin e liderit të kurdëve të Sirisë.

Salih Muslim, ish-bashkëudhëheqës i Partisë së Unionit Demokratik (PYD) është ndaluar në Pragë më 24 shkurt, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Ankaraja.

Të paktën dy protesta janë mbajtur në Pragë sot, një para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë dhe në Sheshi Vasllav në qendër të kryeqytetit çek.

Ankaraja ka thënë sot se edhe zyrtarisht ka kërkuar ekstradimin e Muslim.

Më herët gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, ka thënë se Muslim do të paraqitet sot para një gjykate në Pragë.

Por, Qusain Shekho, një aktivist kurd i Sirisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se asnjë seancë dëgjimore nuk është caktuar për Muslim, pasi “gjykatësit nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga policia çeke”.

Shekho tha se Muslim do të lirohet nëse ndonjë dokument nuk do të dërgohet nga policia deri në orën 23.

Partia PYD ka akuzuar Ankaranë se po “kërkon arrestimin e individëve që nuk janë qytetarë të saj... pa asnjë arsyetim ligjor”.

Turqia po e kërkon Muslim, pasi një gjykatë turke e ka akuzuar atë për “thyerjen e unitetit shtetëror” dhe akuza të tjera.

Ankaraja zyrtare e konsideron PYD si “grup terrorist”.

XS
SM
MD
LG