Ndërlidhjet

Arabia Saudite i zëvendëson komandantët ushtarakë


Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman.
Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman.

Arabia Saudite, me dekret mbretëror, shkarkoi komandantët kryesorë ushtarakë, përfshirë shefin e stafit.

Mbreti Salman i zëvendësoi edhe udhëheqësit e forcave tokësore dhe të mbrojtjes ajrore.

Lajmi u publikua nga agjencia zyrtare e lajmeve Saudi Press, por nuk u dhanë detaje për shkarkimet.

Ato vijnë në kohën kur lufta në Jemen, ku Arabia Saudite po udhëheq një koalicion kundër rebelëve, po i afrohet fundit të vitit të tretë.

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes, besohet se qëndron pas ndryshimeve të fundit në këtë vend.

Vitin e kaluar, dhjetëra figura të shquara saudite, përfshirë princa, ministra dhe miliarderë, janë arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit.

Reforma e një princi
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:33 0:00

XS
SM
MD
LG