Ndërlidhjet

Rusia i vë veto rezolutës së OKB-së për presion mbi Iranin


Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Rusia i vuri veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të kërkonte nga Irani të ndalonte furnizimin me raketa të rebelëve Huthi në Jemen.

Teksti, i hartuar nga Britania dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, mori 11 vota për dhe dy abstenime, por u bllokua me veton e Rusisë.

Kina dhe Kazakistani abstenuan, ndërsa Bolivia votoi po ashtu kundër masës.

Këshilli 15-anëtarësh, megjithatë, miratoi një rezolutë të propozuar nga Rusia, e cila nuk përmend Iranin, por zgjat sanksionet që lidhen me luftën cvile në Jemen.

Qysh në vitin 2015, rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, luftojnë Qeverinë e Jemenit, e cila mbështetet nga Arabia Saudite.

Britania bëri përpjekje të përfshijë në draft-rezolutën e saj shprehjen e "shqetësimit" të Këshillit për një raport të OKB-së, i cili ka gjetur se Irani ka shkelur embargon e armëve në Jemen.

Pas vetos ruse, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, lëshoi një deklaratë duke akuzuar Rusinë për mbrojtjen e "regjimit sponsorues të terrorizmit në Iran" dhe paralajmëroi për veprime të mëtejshme kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG