Ndërlidhjet

Rusia rikthehet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar


Moskë
Moskë

Anëtarësimi olimpik i Rusisë është “rikthyer plotësisht” pas pezullimit të saj nga Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, bëri të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Rusia është ndaluar nga Lojërat e muajit shkurt me vendim të këtij komiteti, pasi ajo është akuzuar për doping të sponsorizuar nga shteti.

Përkundër ndalesës, 168 rusë kanë garuar si neutralë në Lojërat në Korenë e Jugut dhe dy prej tyre kanë dalë pozitivë në testet e drogës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka planifikuar ta rikthejë Rusinë pas Lojërave, nëse nuk do të kishte teste të tjera pozitive. Komiteti tha të mërkurën se të gjitha mostrat e mbetura ishin negative.

"Pezullimi i Komitetit Olimpik rus hiqet automatikisht, me efekt të menjëhershëm", u tha në deklaratën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Alexander Zhukov, konfirmoi se të drejtat e këtij mekanizimi janë rikthyer plotësisht.

Ai tha se vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është “shumë i rëndësishëm”.

XS
SM
MD
LG