Ndërlidhjet

Putin mban sot fjalimin drejtuar kombit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të mbajë sot fjalimin e tij të rregullt, drejtuar kombit.

Adresimi vjen më pak se tri javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, në të cilat ai pritet të sigurojë mandatin e katërt.

Duke folur për gazetarët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk e diskutoi përmbajtjen e fjalimit, por tha se adresimet e tilla tradicionale mbulojnë “një gamë mjaft të gjerë çështjesh”.

Putin, 65 vjeç, ka qeverisur Rusinë ose si president, ose kryeministër që nga viti 2000.

XS
SM
MD
LG