Ndërlidhjet

Në Afganistan arrestohet gjermani që dyshohet se po krijonte bomba


Personi gjerman i arrestuar në Afganistan.
Personi gjerman i arrestuar në Afganistan.

Forcat e sigurisë së Afganistanit kanë zënë një burrë gjerman gjatë bastistjes së fundit në një kompleks të talibanëve, që dyshohet se po krijoheshin bomba në jug të provincës Helmand, kanë thënë zyrtarët afganë.

Ky rast është cilësuar si shembull i rrallë i një qytetari evropian që lufton në anën e rebelëve në Afganistan.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Omar Zwak, ka thënë më 28 shkurt se personi i zënë kishte dokumentacion me të cilin identifikohej si qytetar gjerman.

Sipas tij, hetimet fillestare kanë dhënë shenja se ai ka qenë pjesëmarrës në krijimin e bombave të rrugës.

Ushtria afgane ka thënë treguar fotografi të burrit rreth të dyzetave, me një mjekër të gjatë dhe veshje tradicionale të Afganistanit.

Përmes një deklarate, ushtria ka thënë se burri është ndaluar së bashku me disa të dyshuar të tjerë në një operacion të përbashkët të forcave speciale të Afganistanit dhe forcave ajrore të këtij shteti.

Talibanët, që janë duke luftuar për të përjashtuar forcat e huaja nga Afganistani, në mënyrë që të zbatojnë pikëpamjet e tyre strikte të ligjit të Islamit, nuk kanë tërhequr pas vetes mijëra luftëtarë të huaj nga Evropa, sikurse grupi militant, Shteti Islamik në operacionet e tyre në Siri dhe Irak.

Më 24 shkurt, komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali, John Nicholson, u ka thënë gazetarëve se shumë pak luftëtarë të huaj u janë bashkuar vendorëve që janë të lidhur me Shtetin Islamik.

“Në numër shumë i vogël. Madje as nuk mund të bëjmë krahasime me atë që kemi parë në Irak dhe Siri”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG