Ndërlidhjet

Mbi 700 mijë euro u kursyen për një muaj në Kardiologjinë Invazive


Funksionalizimi 24 orësh i shërbimit të Kardiologjisë Invasive në shtatë ditë të javës, ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe që pacientët të mos kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, thuhet në komunikatën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit.

Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shtetit i janë kursyer 740.000 euro.

XS
SM
MD
LG