Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Norvegjia pritet të ndalojë armët gjysmë-automatike


Flamuri i Norvegjisë, foto nga arkivi

Norvegjia pritet të ndalojë përdorimin e armëve gjysmë-automatike, pas shtatë viteve prej kur një ekstremist i të djathës ekstreme ka vrarë 77 persona me bombë dhe të shtëna, ka thënë nënkryetari i komitetit për drejtësi të parlamentit, Peter Froelich, transmeton Reuters.

Masakra e 22 korrikut më 2011, “është kryer duke përdorur atë lloj të armës. Ne duhet ta mënjanojmë atë”, ka thënë Froelich për transmetuesin TV2.

Ai ka thënë se shumica e parlamentarëve tani e përkrahin këtë masë dhe se votimi është caktuar për javën e ardhshme.

Anders Behring Breivik, ka vrarë 69 persona në një kamp të të rinjëve të Partisë Laburiste, duke përdorur një armë gjysmë-automatike, pas ka vrarë tetë persona të tjerë me një makinë-bombë në qendër të Oslos.

Froelich ka thënë se ndalimi do të kërkonte nga pronarët aktualë të kësaj arme që t’i dorëzojnë ato, si dhe të ndalohet shitja e tyre në të ardhmen.

Ai ka thënë se kjo masë do t’i prekte 2,000 pronarë në këtë shtet.

Muajin e kaluar, në Shtetet e Bashkuara, një person ka vrarë me armë zjarri 17 persona në një shkollë të mesme në Parkland, Florida.

Kjo ngjarje ka nxitur aktivizmin qytetar që të kërkojë ashpërsimin e ligjit për armët në këtë vend.

XS
SM
MD
LG