Ndërlidhjet

SHBA i shet raketa për mbrojtje Ukrainës


Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen në Ukrainë të raketave anti-tank Javelin dhe të njësiteve të qitjes.

Marrëveshja kap vlerën e 47 milionë dollarëve, tha ushtria e Shteteve të Bashkuara.

“Sistemi Javelin do ta ndihmojë Ukrainën të ndërtojë kapacitet afatgjatë të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të saj”, tha përmes një deklarate Pentagoni.

Ai theksoi se marrëveshja nuk do të ndryshojë balancën ushtarake në rajon.

Në muajin dhjetor, Uashingtoni ka shkaktuar protesta nga Rusia kur ka vendosur të mbështesë Kievin me armë mbrojtëse vdekjeprurëse.

Ukraina është në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia qysh në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG