Ndërlidhjet

Policia ukrainase bastis kampin afër palamentit, arreston 50 persona


Protestuesit opozitarë duke u kujdesur për kampin e tyre të ndërtuar afër parlamentit të Ukrainës, foto nga arkivi
Protestuesit opozitarë duke u kujdesur për kampin e tyre të ndërtuar afër parlamentit të Ukrainës, foto nga arkivi

Policia në Kiev ka bastisur një kamp protestash afër ndërtesës së parlamentit, duke shkaktuar përleshje me protestuesit.

Shërbimi për shtypin i Gardës Kombëtare, ka thënë se 50 persona janë ndaluar në aksionin afër ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin ukrainas gjatë ditës së sotme.

Një zëdhënës më vonë u ka thënë mediave ukrainase se gjashtë protestues dhe katër zyrtarë policorë janë lënduar në përleshje.

Zëdhënësi i Gardës Kombëtare, Andriy Kryshenko, ka thënë se aksioni i policisë ka qenë pjesë e një hetimi për dhunën e shkaktuar jashtë parlamentit gjatë muajit shkurt.

Autoritetet kanë thënë se 14 policë janë lënduar në përleshjet e 27 shkurtit me protestuesit kundërqeveritarë, të cilat kanë tentuar të nisin zjarr në disa makina afër parlamentit.

Sipas autoriteteve, protestuesit kanë gjuajtur gurë dhe koktej molotovi drejt policisë.

Për këtë arsye, forcat policore të Kievit kanë thënë se kanë nisur një hetim, për siç e kanë cilësuar “sulmin ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit”.

Protestuesit kanë ngritur kampin jashtë paralmentit në tetor të vitit 2017, duke kërkuar dhënien fund të imunitetit parlamentar dhe krjimin e një gjykate kundër korrupsionit në mesin e kërkesave të tjera.

XS
SM
MD
LG