Ndërlidhjet

K.Veriore do t'i "kundërvihet" SHBA-së nëse zhvillon stërvitje me K.Jugore


Lideri verikorean, Kim Jong Un, foto nga arkivi
Lideri verikorean, Kim Jong Un, foto nga arkivi

Koreja Veriore ka kërcënuar të shtunën se do t'iu "kundërvihet Shteteve të Bashkuara” nëse ky vend do të mbajë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore, duke thënë se stërvitjet do të dëmtonin përpjekjet për pajtim në Gadishull, transmeton Reuters.

Shtetet e Bashkuara pritet të nisin ushtrime të përbashkëta në fillim të prillit, ka njoftuar këshilltari i presidentit për siguri në Korenë Jugore, sipas agjencisë Yonhap.

“Nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë stërvitje ushtarake të përbashkta derisa i mbajnë sanksionet për Korenë Veriore, atëherë Koreja do të kundërvihet me mënyrën e vet të veprimit dhe SHBA-ja do të mbajë përgjegjësi për të gjitha pasojat”, është njoftuar të ketë thënë agjencia zyrtare e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA.

Më 23 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se i ka vënë Koresë Veriore, pakon më të madhe me sanksione, për t’i bërë presion që të heqë dorë nga programi i raketave dhe ai bërthamor.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar për “fazën e dytë”, e cila mund të jetë “shumë shumë fatkeqe për botën”, nëse nuk do të funksionojnë sanksionet.

KCNA ka akuzuar Uashingtonin, për siç ka thënë “dërgimin e reve të errëta të luftës në Gadishullin Korean”.

Në një bisedë telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in, ky i fundit ka thënë se Koreja Jugore planifikon nisjen e një të dërguari special drejt Koresë Veriore, si përgjigje ndaj ftesës së liderit verikorean, Kim Jong Un.

Lojërat Olimpike Dimërore që janë mbajtur muajin e kaluar në Pjongçang të Koresë Jugore, kanë rritur marrëdhëniet në mes të dy Koreve, pas rritjes së ashpër të tensioneve si shkak i programit të raketave të Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG