Ndërlidhjet

Macron mirëpret votën për krijimin e kaolicionit në Gjermani


Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, foto nga arkivi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur vendimin e Partisë Social-Demokrate (SPD), për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar me bllokun konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton AP.

Zyra e tij ka thënë sot se Macron, “ka mirëpritur rezultatin e votave të SPD-së”.

Lideri francez është cituar të ketë thënë se “ky është një lajm i mirë për Evropën. Franca dhe Gjermania do të punojnë së bashku në javët në vijim për të zhvilluar iniciativa dhe të avancojnë projektet evropiane”.

Parlamenti gjerman pritet që javën tjetër ta emërojë Angela Merkel si kancelare të Gjermanisë.

Gjermania është partnere kyçe politike dhe ekonomike e Francës në Evropë.

XS
SM
MD
LG