Ndërlidhjet

BIK-u i reagon myftiut të Beogradit


BIK
BIK

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar ndaj myftiut të Beogradit, Jusuf Spahiq i cili kishte deklaruar se "Kosova është djep i Serbisë".

"I bëjmë me dije të ashtuquajturit Myfti të Beogradit se Kosova kurrë s’ka qenë pjesë e Serbisë e aq më pak djep i Serbisë. Ç’është e drejta, Kosova një kohë jo të shkurtë ka qenë e okupuar nga Serbia, por populli dhe paria e Kosovës kurrë nuk u pajtuan me okupimin serb dhe në vazhdimësi janë angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit", thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjithashtu, në komunikatën e dërguar nga BIK-u, shkruan se myftiu Spahiq është dëshmi që tregon për politizimin e fesë për interesa të ulëta.

Deklaratat e Spahiqit, theksohet në reagimin e BIK-ut, “nuk janë qëndrime të besimtarëve të Sanxhakut e assesi të Luginës së Preshevës, madje jemi të bindur që nuk janë as qëndrime të atyre myslimanëve që jetojnë në Beograd”.

XS
SM
MD
LG