Ndërlidhjet

Ushtria afgane vret dhjetëra militantë


Afganistan

Së paku 31 militantë të dyshuar, përfshirë ata të grupit Shteti Islamik, janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë në disa pjesë të Afganistanit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Shtatëmbëdhjetë militantë të dyshuar janë plagosur dhe dy janë arrestuar, tha përmes një deklarate Ministria.

Sipas saj, janë kryer së paku 13 sulme ajrore, me shënjestër strehat e militantëve.

Operacionet janë kryer në provincat Nangarhar, Laghman, Kunar, Ghazni Paktika, Kandahar e të tjera.

Lexoni edhe këtë:

SHBA u bën thirrje talibanëve të shqyrtojnë ofertën e Ghanit për paqe

XS
SM
MD
LG