Ndërlidhjet

Rrëzohet avioni rus në Siri, 32 të vrarë


Avion rus i tipit An-26

Një avion rus i transportit u rrëzua pranë bazës ajrore Hmeimim në Siri, duke shkaktuar vdekjen e të 32 njerëzve në bord.

Mediat ruse, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, thanë se, në bazë të informacioneve paraprake, 36 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur kur avioni An-26 është rrëzuar duke ateruar në bazë.

Zyrtarë të Ministrisë thanë se incidenti, me gjasë, është shkaktuar nga dështimi teknik dhe se nuk ka indikacione se aeroplani është sulmuar.

“Nuk ka pasur raportime se avioni është sulmuar”, citohet të ketë thënë një zyrtar për agjencitë e lajme ruse.

Hetimet për rrëzimin e avionit kanë nisur.

Rusia i ka dhënë qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, mbështeje ushtarake dhe politike gjatë gjithë luftës civile shtatëvjeçare në Siri.

Moska e ndihmon Assadin në luftën civile dhe prej vitit 2015 ka ndërmarrë sulme ajrore dhe ka prezencë ushtarake edhe në terren.

Mbi 40 persona nga ushtria ruse kanë vdekur në Siri, që prej se Moska nisi sulmet ajrore.

Rusia gjithashtu ka thënë se ka humbur nëntë avionë luftarakë, që prej se ka nisur fushatën në Siri.

XS
SM
MD
LG