Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Një aktivist dënohet për posedim të drogës


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Baku të Azerbajxhanit, ka dënuar liderin e një grupi fetar me shtatë vjet burgim në akuzat të për posedim të drogës.

Gjykata në Baku ka shpallur fajtor Ahsan Nuruzade, i cili është lider i Lëvizjes për Unitet Mysliman. Ai është gjetur fajtor për mbajtje të paligjshme të substancave narkotike me qëllim të shitjes.

Nuruzade ishte arrestuar në tetorin e vitit të kaluar, pasi policia i kishte 15 gramë heroinë.

Ai mohon akuzat dhe thotë se policia i kishte vendosur në xhep drogën e llojit heroinë. Nuruzade gjithashtu thotë se autoritetet e kanë orkestruar këtë rast kundër tij, pasi ka marrë pjesë në protestat anti-qeveritare, duke shtuar se dhjetëra mbështetës të tij janë arrestuar po ashtu, në rastin e njohur si Nardaran.

Lideri i Lëvizjes për Unitet Mysliman, Taleh Bagirzade, zëvendësi i tij, Abbas Huseynov, lideri i partisë opozitare Fronti Popullor, Fuad Qahramali dhe 15 persona të tjerë, janë dënuar nga 10 deri në 20 vjet burgim, në rastin e njohur si Nardaran.

Aktivistët në Azerbajxhan thonë se 87 persona janë arrestuar për këtë rast, të cilin e kanë përshkruar si rast politik.

XS
SM
MD
LG