Ndërlidhjet

Zyrtari rus u kërkon gazetareve ta ndryshojnë punën për t'iu shmangur ngacmimit seksual


Vyacheslav Volodin, foto nga arkivi
Vyacheslav Volodin, foto nga arkivi

Udhëheqësi i Dumës Shtetërore në Rusi, Vyacheslav Volodin, u ka thënë grave gazetare, të cilat raportojnë nga organi i legjislaturës, që të ndryshojnë punën e tyre nëse përballen me ngacmim seksual nga ligjvënësit.

Volodin i ka bërë këto deklarata drejt një grupi të gazetareve më 7 mars, një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila njihet si festë shtetërore në Rusi.

Volodin ka thënë se akuzat e fundit për ngacmim seksual që janë bërë nga gazetaret kundër ligjvënësit, Leonid Slutsky, ka qenë vetëm “tentime për ta diskredituar” atë.

“Është e rrezikshme për ju që të punonin për Duman? Nëse po, atëherë, ndryshoni vendin e punës”, ka thënë Volodin.

Ai njihet si alet i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa më herët ka shërbyer si zëvendës shef i zyrës presideciale të Putinit.

Deklaratat e Volodinit kanë ardhur vetëm një ditë pasi gazetarja e BBC-së, Farida Rustamova ka akuzuar Slutsky për ngacmim seksual.

Rustamova, ka qenë gazetarja e tretë që publikisht ka akuzuar ligjëvënësin për sjellje të pahijshme.

Rustamova ka incizuar momentin e incidentit që ka ndodhur një vit më parë.

BBC ka thënë se posedon materialin, mirëpo nuk dëshiron ta publikojë.

Slutsky është anëtar i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë.

Rustamova ka vizituar Slutskyn në zyrën e tij në Duma më 24 mars, 2017 për të marrë një koment rreth kandidates së atëhershme për presidente të Francës, Marine Le Pen.

Ajo ka thënë se Slutsky menjëherë e ka ndryshuar temën e diskutimit, duke e pyetur nëse ajo do ta ndryshonte vendin e punës për të punuar për të, ka njoftuar transmetuesi britanik.

Kur ajo ka refuzuar, ajo ka thënë se Slutsky ka nisur të ankohet duke thënë, “t’i dëshiron të largohesh nga unë, ti nuk dëshiron të më puthësh mua, më ke lënduar”.

BBC ka thënë se në incizim Rustamova dëgjohet duke thënë se ajo ka një të dashur me të cilin shpreson të martohet.

“Shumë mirë, ti mund të jesh gruaja e tij dhe dashnorja ime”, është cituar të ketë thënë Slutsky, sipas BBC-së.

XS
SM
MD
LG