Ndërlidhjet

Sulmuesi në Finlandë ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij


Pamje të vendit ku ka ndodhur sulmi vitin e kaluar në Turku, Finlandë.

Marokeni i akuzuar për dy vrasje dhe tetë tentim-vrasje me “qëllime terroriste” ka qenë përgjëgjës në aspektin kriminal për sulmet e tij me thikë në Finlandë në gushtin e vitit të kaluar, është vërtetuar në një dokument psikiatrik, transmeton Reuters.

Gjykimi i Abderrahman Bouanane, i cili ka qenë 22 vjeçar kur ka kryer sulmet do të nisë në Turku gjatë këtij muaji.

Prokurori i shtetit ka kërkuar dënim të përjetshëm për të akuzuarin, nëse gjykata vërteton se ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Bouanane ka pranuar sulmet mirëpo ka kundërshtuar se qëllimi i tij ka qenë terrorizmi.

Policia ka konkluduar se ai ka qenë “ujk i vetmuar”, që e ka parë veten si ushtar të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Ky grup nuk e pati marr përgjegjësinë për sulmin.

Bouanane ka arritur në Finlandë më 2016, ka jetuar në një qendër të pranimit në Turku dhe i është rezufuar azili.

Ky sulm ka qenë i pari i këtij lloji në Finlandë, që është lidhur me terrorizëm.

Dënimi i përjetshëm në Finlandë nënkupton 12 vite burg.

XS
SM
MD
LG