Ndërlidhjet

BE do të përgjigjet brenda 90 ditëve nëse përfshihet në tarifat e reja amerikane


Komisionerja evropiane për tregti, Cecilia Malmstrom, foto nga arkivi
Komisionerja evropiane për tregti, Cecilia Malmstrom, foto nga arkivi

Bashkimi Evropian pret që të jetë jashtë tarifave amerikane për çelik dhe alumin, mirëpo do të kërkojë nga Organizata Botërore e Tregtisë të vendosë masat e veta, nëse Uashigtoni zbaton masat e reja, ka thënë sot shefja e BE-së për tregti, Cecelia Malmstrom.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur tarifa të reja në importet e çelikut prej 25 përqind dhe aluminit për 10 përqind.

Ai ka lënë jashtë këtyre tarifave, Kanadanë dhe Meksikën dhe ka ofruar mundësinë e përjashtimit edhe të aletëve të tjerë nga kjo masë.

Komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom, e cila koordinon politikat tregtare për bllokun më të madh në botë, ka shprehur shqetësimet e saj duke thënë se nuk beson që tarifat janë mënyrë për të zgjidhur problemin.

“Evropa nuk është kërcënim për sigurinë e brendshme amerikane, andaj presim që ne të jemi jashtë këtyre masave”, u ka thënë Malmstrom gazetarëve para se të fliste në në konferencë në Bruksel.

E pyetur në konferencë nëse ajo është gati për të reaguar nëse 28 vendet e bllokut përfshihen në tarifat amerikane, Malmstrom ka thënë se ajo do t’i drejtohet arbitrit ndërkombëtar tregtar, për të vendosur masat e BE-së brenda 90 ditëve.

Bashkëpunëtorët evropianë të industrisë i kanë bërë thirrje Malmstromit të përgjigjet nëse BE-ja do të jetë pjesë e tarifave amerikane, duke thënë se çeliku dhe alumini do të goditeshin rëndë.

XS
SM
MD
LG