Ndërlidhjet

Trump mund t'i lirojë aleatët e NATO-s nga tarifat nëse rrisin shpenzimet në mbrojtje


Presidenti amerikan, Donald Trump

Aleatëve amerikanë mund t’iu kërkohet të rrisin angazhimet financiare në NATO, në mënyrë që t’iu shmangen tarifave amerikane në eksportimin e tyre të çelikut dhe alumininit në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar sekretari i Thesarit amerikan, Steve Mnuchin.

Mnuchin i ka transmetuesit CNBC në një intervistë, se presidenti amerikan, Donald Trump do të ketë parasysh sigurinë kombëtare kur të vendosë së cilat shtete do të përjashtojë nga tarifat, dhe ka theksuar se Trump dëshiron që aleatët e NATO-s të shpenzojnë më shumë në mbrojtje.

Trump ka cituar shqetësimet e tij për sigurinë kombëtare si arsye për vënien e tarifës prej 25 përqind në importet e çelikut dhe 10 përqind në ato të aluminit.

Ai ka thënë se importet janë duke “vrarë” industritë e çelikut dhe aluminit dhe se shteti dëshiron të mbrojë veten, duke krijuar sektore të metaleve me kapacitet për të prodhuar armë.

Kur ka njoftuar për vendimin e tij për tarifa më 8 mars, Trump ka thënë se shpenzimet evropiane në NATO janë në mendjen e tij, duke theksuar kritikat ndaj Gjermanisë.

“Shumë shtete që na trajtojnë si më të dobëtit në tregti dhe ushtri, janë miqtë tanë”, ka thënë Trump.

“Kjo nuk është e drejtë”.

Trump ka përjashtuar nga tarifat vetëm Kanadanë dhe Meksikën, duke cituar “përkushtimin e përbashkët” me Shtetet e Bashkuara në siguri kombëtare.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do të konsiderojë përjashtimin e aleatëve amerikanë nga tarifat, duke shqytuar çdo shtet si rast të veçantë.

Gjermania dhe vendet e tjera aleate në Evropë kanë thënë se do të kërkojnë përjashtime nga këto tarifa.

XS
SM
MD
LG