Ndërlidhjet

Të paktën 15 pjesëtarë të sigurisë afgane janë vrarë në luftimet me talibanët


Pamje gjatë sulmeve mes ushtarëve afganë dhe talibanëve në provincën Farah, foto nga arkivi

Të paktën 15 pjesëtarë të sigurisë afgane janë vrarë në luftimet me militantët talibanë në perëndim të provinës Farah, ka thënë një zyrtar provincial.

Udhëheqësi i këshillit të provinës, Farid Bakhtawar, ka thënë se shtatë ushtarë dhe tetë policë janë vrarë në distriktin Bala Buluk, pas një sulm të talibanëve.

Bakhtawar, ka thënë se tre pjesëtarë të tjerë të personelit të sigurisë janë duke munguar dhe më shumë se 30 militantë janë vrarë në betejën e cila ka përfunduar pasi kanë nisur sulmet ajrore.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Dawlat Waziri, ka thënë se katër anëtarë të forcave speciale afgane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujhaid e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Farah gjendet në kufi me Iranin dhe së fundmi ka qenë skenë e sulmeve të talibanëve.

Qeveria e Kabulit ka anagazhuar qindra trupa shtesë në provincë për të penguar ofensivën e talibanëve.

XS
SM
MD
LG