Ndërlidhjet

Agjenti nervor që helmoi ish-spiunin rus gjendet në dy lokale


Zyrtarja policore duke ruajtur zonën para restorantit Zizzi në Salisbury.
Zyrtarja policore duke ruajtur zonën para restorantit Zizzi në Salisbury.

Shefja mjekësore në Britani, Sally Davies, ka njoftuar se janë gjetur gjurmë të agjentit nervor me të cilin është helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skrial dhe vajza e tij Yulia në një restorant, të cilin ata e kanë vizituar para se të sëmureshin.

Davies ka thënë se sot rreth 500 personave që kanë darkuar në restorantin Zizzi apo lokalin Mill në Salsbury, u është kërkuar të pastrojnë rrobat dhe gjërat që kanë pasur në këtë vend, si masë mbrojtëse.

Hetimet për tentim vrasjen e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij kanë hyrë në ditën e shtatë.

Zyrtarët kanë thënë se të dy janë në “gjendje kritike por pak më stabile” në një spital në Salisbury, pasi janë ekspozuar ndaj agjentit nervor, për të cilin ata kanë thënë se nuk është identifikuar ende.

Lexoni edhe këtë lajm.

XS
SM
MD
LG